47
Kreu i Partisë Demokratikes, Sali Berisha kërkoi që policia të lirojë personin që e goditi me grusht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e sotme të opozitës.
“Lirojeni fatkeqin”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha u sulmua nga Gert Shehu 31 vjeç gjatë protestës teksa po ecte në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit” .
Oficerët po tentojnë që ta marrin në pyetje, por deri më tani ai nuk ka folur. Burime për ABC, bëjnë të ditur se personi në fjalë vuan nga kriza nervore dhe ka kartelë mjekësore.