fbpx

Krasniqi: Kurti flet për Ukrainë e Kinë, heshtë për situatën në veri

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve në veri.

Krasniqi shkroi se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.

“Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri” – shkroi ndër tjerash ai.

Postimi i plotë:

“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!

Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.

Fol Kryeministër!

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/663726071792793

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]