133
Sot është një ditë e veçantë për reperin Stresin, pasi nëna e tij, me të cilin ai është shumë i lidhur feston ditëlindjen.
Mirëpo, si kurrë më parë, reperi nuk ndodhet pranë pasi tashmë ka nisur eksperiencën më të re në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Kështu këtë mëngjes ai bashkë me banorët e tjerë i kënduan njëzëri këngën “Happy Birthday”.
Përveç kësaj ka qenë blogeria Anisa ajo e cila i ka thënë: “Çfarë djali ke bo, hallall të qoftë”.