fbpx

Stresi i kërkon ndihmë nënës: Mam gjeji një burrë Shotës!!!

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Shota Baraliu e cila vitet e fundit merret më së shumti me fitness është bërë pjesë e Big Brother Vip Kosova. Por nga jeta e saj private duket se nuk kemi asnjë lajm të ri, pasi bukuroshja seksi vazhdon të jetë ende beqare.

Por Stresi i cili merakoset për të gjithë i ka kërkuar ndihmë nënës së tij t’i gjejë një burrë Shotës. “Mam gjeji një burrë Shotës siç ke bërë gjithnjë. Me rëndësi është që të jetë një djalë shqiptar”, ka thënë Stresi.

Big Brother Vip Kosova nesër shënon javën e tij të parë të transmetimit dhe deri tani duket se ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut shqiptarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]