fbpx

A do t’a marrë vesh Getinjo humbjen e njeriut të shtrenjtë?

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, sot ndau me publikun një lajm jashtëzakonisht të dhimbshëm.

Mozzik, vëllai i këngëtarit, Getinjo, tregoi se ka ndërruar jetë daja i tij, Burim Hetemi.

“O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kthehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”, shkroi ai në Facebook.

Megjithatë, Getinjo, ende nuk është në dijeni të humbjes tragjike.

Kjo pasi, ai prej dy javësh është pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, ku nuk ka asnjë kontakt me botën jashtë shtëpisë.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse produksioni do të vë në dijeni Getinjon për humbjen e personit të shtrenjtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]