Banori i Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka zbuluar se i pëlqejnë femrat e qeta dhe kjo duket të jetë arsyeja se pse po e simpatizon Vivienin.
“Po më pëlqen shumë si njeri, i dua femrat e qeta”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka shtuar se në natën që Andi ka dalur nga shtëpia, banoret e tjera femra nuk i kanë qëndruar afër Vivienit, për çka Getinjo nuk është ndjerë mirë.
“Unë iu kam afruar sepse më është dhimbsur atë natë që doli Andi dhe këto të tjerat nuk ia fusnin fort, ja nisi me më pëlqy se është e qetë, s’bën zhurmë dhe nuk bën pyetje palidhje”, ka thënë ai.