52
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pak çaste pas publikimit të vendimit të qeverisë serbe, se sonte do t’i dërgojnë një postë elektronike KFOR-it për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku ironizoi, duke thënë se ajo i ka dërguar një “email” NASA-s, ku ka kërkuar udhëtim në hënë.
“Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vuçiqi”, ka shkruar ndër të tjerash Çitaku.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=170522048942052&id=100079527735092