fbpx

Mësohet identiteti i personit që u gjetë i vdekur në veturën e tij në Kaçanik

nga Revista Kosovarja

Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij të martën në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se me autorizimin e prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

Një person gjendet i vdekur në veturën e tij në Kaçanik

“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në Rr.Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person mashkull i moshës rreth 40 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit ka nisur hetimet”, tha ai.

IndeksOnline mëson se viktima është Zekir Selimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]