fbpx

Pesë persona të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]