fbpx

Lazim Destani merr vlerësimin “Gjeneral i Paqes”

nga Revista Kosovarja

Biznesmeni më i njohur shqiptar me sukses ndërkombëtar, personaliteti i nderuar dhe filantropi i madh Lazim Destani, nga Dhoma e Biznesit të Diasporës dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës në Tiranë, është vlerësuar me çmimin “Gjeneral i Paqes”.

“Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës në Tiranë, në një mënyrë tejet surprizë për mua, nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet pranova vlerësimin Gjeneral i Paqes”, ka shkruar Destani në faqet e tij në rrjete sociale.

Biznesmeni Lazim Destani ka shtuar se takimet dhe aktivitetet e tilla i shërbejnë afrimit dhe bashkimit të mëtejshëm të diasporës sonë me trojet tona.

“Në fjalën time me këtë rast theksova se e kam ditur kurdoherë, që t’i shërbesh atdheut dhe kombit është nder dhe lavdi.

Të ndihmosh njerëzit, është mirësi. Por, t’i shërbesh paqes për vendin tënd, për kombin tënd dhe për mbarë njerëzimin, është hyjnore”, ka thënë në fund të postimit të tij Destani.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]