fbpx

Jehona Godanci-Racaj, shqiptarja e njohur e fushës së bukurisë dhe estetikes në Holandë

nga Revista Kosovarja

Jehona Godanci-Racaj është shqiptarja e parë në Holandë me një sukses të mahnitshëm në fushën e estetikës.

Jehona, merret që 13 vite me fushën e bukurisë dhe prej pesë vitesh ka biznesin e saj “Jehona Nails&Beauty” që gjendet në Roterdam të Holandës.

Është një grua e zonja, profesioniste e dëshmuar dhe një bashkëshorte e nënë e dedikuar. Pos përkushtimit ndaj familjes, ajo nuk ndalet së bëri më të mirën në punën e saj.

Në sallonin “Jehona Nails&Beauty” ofrohen shërbime estetike si, pedikyre, manikyre, mbjellje të thonjëve, mbjellje e qerpikëve, depilim, etj. Tani, tek Jehona realizohet edhe shërbimi permanent makeup për vetulla, eylainer dhe buzë. Për makup permanent, Jehona treton se është profesionalizuar dhe çertifikuar tek salloni “Saranda Beauty House&Academy” në Llozanë të Zvicrës.

Kur është fjala për risi dhe profesionalizëm, Jehona nuk ndalet, tani ofron edhe shërbimin për mbushjen e rrudhave me fije kolagjeni, që mundëson të pasurit e një fytyre rinore e pa rrudha për një vit.

“Jehona Nails&Beauty” ka një klientelë të gjerë, kryesisht të përbërë nga femra te nacionaliteteve të ndryshme. Ajo, shpreson që në të ardhmen ta ketë një biznes të tillë edhe në Kosovë.

Profesionistja e fushës së bukurisë, thotë se pas suksesit të saj qëndron bashkëshorti, tre fëmijët dhe gjithashtu familja Racaj e Godanci që e kanë mbështetur në çdo hap të karrierës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]