fbpx

Pas largimit të deponisë, Rama jep lajmin për korsi të re Prishtinë – Fushë Kosovë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia për hapjen e një korsie të re që lidh kryeqytetin me Fushë Kosovën.

Sipas Ramës, është mbyllur kjo zonë për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave.

“Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti. Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje. Po ashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”, thekson Rama.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]