fbpx

Mjegulla shkakton kaos në aeroportin e Prishtinës, anulohen disa fluturime

nga Revista Kosovarja

Mjegulla, e cila ka përfshirë zonën e Aeroportit të Prishtinës, ka shkaktuar telashe në fluturimet nga ky aeroport.

Sinjalizuesit kanë treguar se për shkak të mjegullës janë anuluar 3-4 fluturime, duke u shkaktuar kështu kaos në aeroport.

Sipas sinjalizuesve, janë rreth 200-300 pasagjerë që kanë mbetur në aeroport, me disa që po kthehen në shtëpi, dhe të tjerë që kanë mbetur ende aty.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]