fbpx

Gani Geci niset të mbajë burgun për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit – përcillet nga familjarët

nga Revista Kosovarja

Gani Geci është nisur për ta mbajtur burgun lidhur me vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Ai është përcjellur nga familjarët e tij. Ka qenë Halil Geci i cili ka njoftuar se Ganiu është përcjell për në burg.

“Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit. Urojmë të kthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci.

 

Theksojmë se më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit dhe kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që kishte dënuar Gecin me 3 vite e gjashtë muaj burg.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]