fbpx

Të shtëna në Hollywood, një i vdekur dhe dy të plagosur

nga Revista Kosovarja

Një burrë mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr vetëm disa hapa nga Walk of Fame në Hollywood.

Mediat amerikane raportojnë se vrasësi u largua me një makinë.Kur autori hapi zjarr, restorantet dhe klubet e shumta në zonë u mbushën me njerëz.

“Hollivudi është një lagje shumë e ngarkuar, veçanërisht në mbrëmje,” shpjegoi detektivi Sean Kinchla i cili ende nuk ka dhënë një motiv për të shtënat.

Pronarët e bizneseve vendase janë të befasuar nga incidenti, pasi thonë se zona është përgjithësisht e sigurt.

Të shtënat mbyllën një pjesë të bulevardit të Hollivudit, ndërkohë që policia kryente hetimet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]