fbpx

Bibla 400 vjeçare del në ankand

nga Revista Kosovarja

Një Bibël 400-vjeçare, u dërgua në “New World”, dhe do të vendoset në ankand në Belfast.

Kopja e Biblës së Gjenevës vlerësohet midis 5,000 dhe 10,000 £ nga Bloomfield Auctions.

Ajo u shtyp më 1615 dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1633 nga Elizabeth Pole.

Bibla e Gjenevës ishte Bibla e parë e shtypur mekanikisht, e disponueshme për publikun.

Ajo u botua për herë të parë më 1560, gjysmë shekulli para Biblës së Mbretit James.

Bibla ishte në pronësi të Elizabeth Pole, e cila udhëtoi me vëllain e saj në Speedwell për në Koloninë e Plymouth.

Me origjinë nga Devon, ajo themeloi qytetin e Taunton në Massachusetts dhe besohet të jetë gruaja e parë që themeloi një qytet në Amerikën e Veriut.

Kopja u printua nga Robert Baker, printer i Elizabeth I dhe James I dhe VI.

Drejtori menaxhues i Bloomfield Auctions, Karl Bennett tha se ai priste interes në mbarë botën për të për shkak të rëndësisë historike dhe lidhjes së saj me SHBA-në moderne.

Bibla iu dorëzua babait të Elizabeth, Sir William Pole, nga Kryepeshkopi i Canterbury-t në njohje të shërbimeve të tij ndaj Kishës dhe të varfërve të Devonit.

Kur Elizabeth vdiq, Bibla u kthye familjes së saj në Devon dhe mbeti në zotërim të familjes Pole-Carew deri në mesin e shekullit të 20-të, kur iu shit një koleksionisti nga Irlanda e Veriut.

Artikuj të tjerë në ankand përfshijnë një bojëra uji të vitit 1853 dhe një pikturë vaji të vitit 1895, të dyja nga artisti viktorian Thomas Sidney Cooper.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]