fbpx

Kek me mollë dhe rrush të thatë

nga Revista Kosovarja

Kek me mollë dhe rrush të thatë. I përkryer për të ëmbëlsuar ditën tuaj!

Përbërësit

200 gr miell me fryrës për kek
100 gr sheqer
200 ml qumësht
50 gr rrush të thatë
50 gr lajthi
2 vezë
1 mollë e verdhë
2 lugë kanellë
1/2 bustinë pluhur pjekës
1 lëkurë portokalli
1 bustin vanilje
Sheqer pluhur.
Udhëzimet
Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet.
Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rende, derisa të formohet një masë kremoze.
Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.
Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.
E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25×25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell, shkruan Receta Kuzhine.
E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë, shkruan Receta Kuzhine.
Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]