fbpx

Tërmeti i fortë, reagon Ministria e Mbrojtjes

nga Revista Kosovarja

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tërmetin që lëkundi sot vendin.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.’- njofton ministria e Mbrojtjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]