fbpx

Lajçak takohet me Kurtin në Davos: Folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve

nga Revista Kosovarja

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, të mërkurën.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se ditën e nisi me një diskutim të thellë me Kurtin.

“Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak.

Gjatë ditës sot, Lajçak pritet të takohet edhe me presidentin serbe, Aleksandar Vuçiq.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]