fbpx

Murati abuzon me ministrinë e Financave, ia bënë një rrogë të mirë shokut të babait

nga Revista Kosovarja

Rritja e tatimit në pronë ka ngjallur reagime të shumta. Ndërsa komunat dhe Ministria e Financave ia kanë lënë fajin njëra tjetrës.

Nga Komuna kishin bërë përgjegjëse Ministrinë që udhëhiqet nga Murati sepse ata kanë bërë rivlerësimin e pronave. Ky i fundit të premten ka punësuar një konsulent për tatimin në pronë si mbledhje e detyrueshme e detyrimeve të tatimit . Gazeta Insajderi merr vesh se personi i punësuar është i afërt me Ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ministria e Financave ka nënshkruar kontratë për konsulent për tatimin në pronë si mbledhje e detyrueshme e detyrimeve të tatimit në pronë me 27.01.2023.

I punësuari që do të merr pagë prej 2 mijë e 400 euro është Agron Çerkini dhe kontrata do t’i zgjas tre muaj.

Lidhja e Çerkinit me Muratin

Ministri Hekuran Murati, për çështjen e rritjes se tatimit në pronë kishte fajësuar edhe Qeveritë e kaluara.

Sipas Muratit, e gjithë kjo i ka rrënjët të një ligj i vitit 2018, që, siç thotë ministri, është miratuar në Qeverinë e Isa Mustafës, kur financat i menaxhonte, Avdullah Hoti, ndërsa Kuvendi e ka aprovuar, kur Qeverinë e kishte marrë Ramush Haradinaj.

Por për të zbatuar këtë vendim të “Qeverive të kaluara” ai ka paguar një konsulent.

Hekuran Murati paguan konsulent për t’i detyruar qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë

Agron Çerkini është personi që do t’i marr 2 mijë e 400 euro për t’i detyruar qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë. Gazeta Insajderi merr vesh se Çerkini është i afërt me babain e Ministrit Hekuran Murati.

Muhamet Murati (babai i Muratit) ka shoqëri me Çerkinin. Ata dalin edhe për të pirë kafe së bashku.

Në anën e majtë babai i Hekuran Muratit dhe në anën e djathtë Agron Çerkini.

Lidhur me rritjen e tatimit kishin reaguar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ata kishin thënë komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë.

AKK-ja ka thënë se komunat nuk e kanë rritur normën tatimore, por sipas tyre, është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut /Gazeta Insajderi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]