fbpx

A do të hynte Shqipe Hysenaj në “Big Brother”?

nga Revista Kosovarja

Shqipe Hysenaj arrin të jetë aktive në rrjete sociale me postime të ndryshme.

Krahas kësaj, ajo shpesh iu përgjigjet edhe pyetjeve të ndjekësve të saj, siç ka bërë së fundi.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, është pyetur nga një ndjekës se a do të hynte në “Big Brother”, shkruan Kosovarja.

Ashtu edhe si njihet Shqipja e drejtpërdrejtë, ashtu dha edhe përgjigjen: “Me të thënë të drejtën, unë nuk them as po as jo kurrë sepse nuk e di se si vjen jeta”, tha ajo.

“Por varet se si e kam gjendjen në moment që më bëhet pyetja. Përtej kësaj, në BB futen personazhe që janë harruar me kohë. Fama pastaj, fama është, unë dua ta arrij suksesin, prandaj nuk jap ndonjë përgjigje të saktë’, ishin fjalët e Shqipes./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]