fbpx

Burri që vdiq në Pejë ishte punëtor i KEDS-it, dyshohet se pati arrest kardiak

nga Revista Kosovarja

Një punëtor ka vdekur në Pejë, si pasojë e rrëzimit nga një shtyllë elektrike.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se nuk dihet ende nëse punëtori ka rënë poshtë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike apo për ndonjë shkak tjetër.

“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike. Nuk e dimë ende se a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi, i cili nuk e ka konfirmuar nëse i ndjeri ishte punëtor i KEDS-it apo jo./KOHA

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]