fbpx

Madonna reagon pas kritikave për dukjen e ‘çuditshme’ në “Grammy Awards 2023”

nga Revista Kosovarja

Ylli i muzikës pop ka reaguar pas kritikave për dukjen e ‘çuditshme’ në “Grammy Awards 2023”.

Këngëtarja, 64 vjeçe, shpjegoi se kishte qenë e emocionuar të prezantonte Sam Smithin dhe Kim Petras përpara “performancës së tyre për të krijuar histori” për “Unholy”, por në vend të kësaj, njerëzit zgjodhën të fokusoheshin në pamjen e saj.

“Në vend që të fokusohesha në atë që thashë në fjalimin tim, i cili kishte të bënte me falënderimin për të prezantuar artistët si Sam dhe Kim – Shumë njerëz zgjodhën të flisnin vetëm për fotot e mia nga afër, të marra me një kamerë me lente të gjatë nga një fotograf shtypi që do të shtrembëronte fytyrën e kujtdo”, tha ajo.

“Jam degraduar nga media që në fillimet e karrierës sime, por e kuptoj që e gjithë kjo është një provë dhe jam e lumtur të bëj rrugën e duhur në mënyrë që të gjitha gratë pas meje ta kenë më të lehtë në vitet në vijim”, vazhdoi mes tjerash ikona e muzikës.

Madonna e përfundoi postimin duke thënë se do të vazhdojë të shijojë sa më shumë jetën, pavarësisht kritikave apo paragjykimeve të të tjerëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]