fbpx

Çfarë po kërkon Lugati në Kuvendin e Kosovës?

nga Revista Kosovarja

Gjon Karrica, i njohur si Lugati, është parë në ambientet e Kuvendi të Kosovës nën shoqërimin e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj.

Lugati i cili ishte banor i shtëpisë më të famshme në Kosovës, “Big Brother”, është larguar nga aty pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Deputeti Lekaj ka treguar se “Lugati” ishte mysafir i tij.

“Mëngjesin e filluam me Gjon Karricën ‘Lugatin’ i cili tregoi një jetë interesante të një personi të rritur në diasporë me vështirësi si shumë shqiptar që u larguan në vitet e 90-ta, një familjar i mirë, një artist me të ardhme dhe person shumë pozitiv”.

“Gjonit i uroj shëndet, suksese e karrierë të ndritur”, ka shkruar Lekaj, në Facebookun e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]