fbpx

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, Xeni ka marr këtë vendim

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi – Xeni, ka njoftuar se është detyruar të anulojë të gjitha aktivitetet muzikore për këtë vit pas një intervenimi kirurgjik dhe këshillës së mjekut.

Ai ka thënë se këtë kohë do të shfrytëzojë të kalojë pranë familjes e miqve të cilëve tha se iu ka munguar prej vitesh.

“Pas shumë viteve angazhim të pandalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pasur, në konsultim me mjekun, kam vendosur që këtë vit të pushoj dhe të anuloj të gjitha aktivitetet e mija muzikore. Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem t’i përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite”, tha Xeni./Klan Kosova/

Kujtojmë që Xeni e pati kaluar koronavirusin dhe në vitin 2020 u kushtoi këngë mantebardhëve si shenjë falënderimi për ata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]