fbpx

Nëna e Astritit: Dardan Molliqaj erdhi në shtëpi dhe më tha Astriti u vetëvra, e pse tash thotë nuk është vetëvrasje

nga Revista Kosovarja

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit ka thënë se Dardan Molliqaj, ka qenë i pari që i ka thënë në shtëpinë e saj se djali i saj ka bërë betëvrasje, raporton Paparaci.

Ajo në lidhje telefonike në Rubikon, ka thënë se Molliqaj pak para se të dilte nga VV-ja i ka thënë se “ka dëgjuar se ai është vetëvra pasi kështu ka dëgjuar.

“Dardani ka qenë i pari që ka ardhur në shtëpinë time që më ka thënë është vetëvrasje për Astritin, e pse po thotë tash nuk është vetëvrasje. Edhe disa muaj para se me dalë prej LVV-së, ka ardhur në shtëpi ka thënë ‘teta Xhemile kështu kam thënë se kështu e kam ni’. Vetë e ka përmendur. E di edhe rastin e Arbnorit kur është vra”, ka deklaruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]