fbpx

Çitaku: Kurti të hënën do ta nënshkruajë Zajdenicën

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk ka pikur nga qielli.

Sipas saj, ai propozim i Bashkimit Evropian ndaj të dyja vendeve është produkt i negocimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tash e dy vite, transmeton Paparaci.

Megjithatë, ajo shprehet se Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.

Mes tjerash, ish-ambasadorja kosovare theksoi se “të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër”.

“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë. Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik”, shkroi ajo në Facebook.

“Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti”.

Të hënën, Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel rreth planit të BE-së. Para takimit, ata do të takohen ndaras me evropianët, e më pas do të fillojë edhe takimi trilateral.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]