159
Ka ditë që është paralajmëruar një ardhje e re në industrinë e muzikës vendorë, një bashkëpunim mes Skerdit dhe artistes Albu. D.
Dhe, ja ku është më në fund “Blanco&Escobar”, bashkëpunimi i parë i dyshes, kënga që ka premisat e një hiti të madh. Të dy e lansuan projektin brenda të cilit janë dy këngë që quhen “Blanco&Escobar”.
Muzika u punua nga Skerdi, ndërkohë tekstin e kanë shkruar që të dy artistët e talentuar. A do të jetë ky hiti i ri, mbetet për tu parë më tej.