fbpx

Mbi 1 mijë e 400 vende të lira pune në “superpuna”, Murati thotë se ka paga deri në 1 mijë euro

nga Revista Kosovarja

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka konfirmuar se deri tash janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç në platformën “superpuna”, e krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar ministri Murati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]