fbpx

Viti: Dhunohet një vajzë – arrestohet i dyshuari

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se në vitin 2019 dhe 2020 ka dhunuar një vajzë.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viti 2019-2020. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]