fbpx

Vlora Çitaku: Sa me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe…

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku i ka quajtur neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit.

Bogujevci sot deklaroi se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në shoqëri.

“Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, shkroi Çitaku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]