fbpx

Ronaldo nuk është materialist, i kam dhuruar tri automjete: Georgina shënjestër e kritikave

nga Revista Kosovarja

Georgina Rodriguez ka pretenduar se ajo dhe Cristiano Ronaldo nuk janë materialistë, por gjatë bisedës është lavdëruar për dhuratat që i ka blerë.

Influencuesja, e cila u bë e njohur pas lidhjes me superyllin portugez, ka qenë e ftuar në televizionin spanjoll Antena 3, ku ka folur për sezonin e dytë të serialit “Soy Georgina”.

Ajo ka folur edhe për detajet e jetës së tyre private dhe për shkak të një komenti ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Përkatësisht, Georgina ka folur për festën e ditëlindjes dhe çfarë i ka dhuruar Ronaldo. Pasi në vitin e kaluar Burj Khalifa u ndriçua në nderim të saj, kësaj radhe ka thënë se Cristiano ia ka dhuruar “kohën e tij”.

“Rastësisht ditëlindjet përkojnë gjithmonë me ndeshjet dhe kemi kaluar disa bashkë gjatë karrierës së tij. Këtë vit, ai ma kushtoi kohën e tij dhe u ndjeva shumë e lumtur”, ka theksuar 29-vjeçarja.

E pyetur nga prezantuesi Pablo Motos se çfarë mund t’i blejë ajo një mashkulli që ka gjithçka, Georgina theksoi se nuk janë materialistë, por se i ka dhuruar tre automjete dhe se nuk do ta bëjë më këtë sepse nuk është origjinale.

Përgjigja kontradiktore e influencueses tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale dhe shumë shpejt në llogarinë e saj vërshuan komentet dhe kritikat e shumta.

“‘Cristiano nuk është materialist… I bleva tri automjete’, e gjithë intervista e tillë, sipërfaqësore dhe luks”, thuhet në njërin preh shumë komenteve të ngjashme.

Intervista u përhap shpejt në Twitter, me komente kryesisht kritike ndaj deklaratave të Georginas.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]