fbpx

Georgina habit me rrëfimin: Fëmijët i rrahin në shkollë, djali ynë është kthyer në shtëpi duke qarë

nga Revista Kosovarja

Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldon.

Në një intervistë për “El Hormiguero”, Georgina Rodriguez bëri një rrëfim shokues rreth fëmijëve të tyre, shkruan revista spanjolle Hola.

Bukuroshja argjentinase tha se një herë njëri prej djemve të saj ishte kthyer në shtëpi duke qarë pasi e kishin rrahur.

“Në shkollë i godasin dhe nuk mbrohen, – shtoi Georgina për fëmijët e saj. – Një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi duke qarë se e kishin rrahur. Në kësi rastesh ju nuk dini si të mbroheni. E vërteta është se unë i mësoj të mos godasin njëri-tjetrin, fëmijët e mi janë shumë të sjellshëm në shkollë. Pastaj nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të grindeshin me të tjerët”, ka deklaruar Rodriguez.

“I dua fëmijët, jam shumë e organizuar. I dua fëmijët e mi, iu shërbej vetë gjatë gjithë ditës, – tha partnerja e Cristiano Ronaldos.

“Ne nënat i njohim shumë mirë fëmijët tanë dhe kemi durimin t’i edukojmë dhe t’u kushtojmë kohë. Ato kanë personalitete shumë të ndryshme”, shton tutje ajo.

Pesë vogëlushët konsiderohen mjaft me fat që kanë prindër të famshëm dhe një jetë plot luks; megjithatë, Georgina shpjegoi se ajo dhe Cristiano bëjnë çmos për t’i mbajtur ata me këmbë në tokë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]