fbpx

Aktori i njohur tregon momentin kur vajza 2-vjeçare u vdiq në gjumë

nga Revista Kosovarja

Ditën e Vitit të Ri 2011, ylli i “Line of Duty” dhe gruaja e tij u zgjuan dhe zbuluan se Maude, vajza e tyre 2-vjeçare kishte vdekur papritur në gjumë, vetëm një ditë pasi ishte kthyer në shtëpi nga spitali.

Jeta e saj ishte ndërprerë pasi mjekët supozuan se ajo thjesht kishte një infeksion në gjoks. Çifti zemërthyer kanë vendosur pas 12 vitesh ta ndajnë historinë e tyre në një dokumentar të ri emocionues të ITV, Jason and Clara: In Memory of Maudie.

Në film, Jason, sot 60 vjeç, përshkruan mes lotësh momentin shkatërrues kur vajza e tyre e madhe Bessie gjeti Maude të pajetë.

Në dokumentar, çifti flasin emocionalisht për kujtimet e tyre për vajzën e tyre dhe ndikimin që ajo pati në jetën e tyre.

Muaj pas humbjes së tyre shkatërruese, çifti u përball me hetimin për vdekjen e Maude dhe shpresonin se mund të merrnin përgjigje gjatë procesit.

Hetimi zbuloi se Maude kishte vdekur nga sepsis, një gjendje që prek 250,000 njerëz në vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vret 52,000 prej tyre, sipas Sepsis Trust. Ndërsa, çdo vit, sepsis u merr jetën 1 mijë fëmijëve.

Edhe pas kaq viteve, ata ende nuk e kanë marrë veten nga kjo fatkeqësi dhe si pjesë të procesit të tyre të shërimit, ata vizitojnë rregullisht prej vitesh një terapist, i cili i ndihmon ata të përballen me traumën e përvojës së tyre pikëlluese.

Vendimi për të treguar historinë e Maude në dokumentar nuk ishte një vendim që çifti e mori lehtë, por mendoi se ishte i nevojshëm./A2CNN

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]