fbpx

Holandë: Treni del nga shinat, një viktimë dhe 30 të plagosur

nga Revista Kosovarja

Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar – disa në gjendje të rëndë – pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandën perëndimore.

Shërbimet e urgjencës thonë se përplasja gjatë natës ndodhi pasi treni që transportonte rreth 50 persona goditi pajisjet e ndërtimit pranë fshatit Voorschoten.

Raportet e mëparshme kishin thënë se kjo pasoi një përplasje me një tren mallrash.

Ndërkohë bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vendngjarje, duke ndihmuar të lënduarit.

Përplasja ndodhi rreth orës 03:25 me orën lokale të martën.

Në përditësimin e tyre të fundit, shërbimet e urgjencës thonë se të plagosurit rëndë janë dërguar në spitalet e afërta, ndërsa 11 persona po trajtohen në shtëpitë e banorëve vendas.

Zyrtarët nga Bordi Holandez i Sigurisë, një organ që kryen hetime të pavarura për aksidentet, janë dërguar në vendin e aksidentit.

Voorschoten gjendet midis Hagës dhe Amsterdamit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]