fbpx

BBC: Kënga shqiptare baladë dramatike dhe e rëndë…

nga Revista Kosovarja

“Duje” është një kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Mirëpo në një analizë të sajën media britanike BBC shkruan se, kjo këngë shqiptare është një baladë dramatike mjaft e rëndë.

“Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023. Një ish-kampione në The Voice, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët.

Performanca përfundon me Albinën që rrëzohet në gjunjë e përlotur. Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë”, thuhet në artikullin e BBC.

BBV parashikon tre shtete si fituese të mundshme të festivalit: Francën, Spanjën dhe Suedinë ndërsa këngën shqiptare e rendit shumë poshtë në klasifikim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]