fbpx

Aktorja e filmave për të rritur, flet pas arrestimit të Tumpit: Mbreti u rrëzua nga froni

nga Revista Kosovarja

Ylli i pornografisë, Stormy Daniels thotë se është e gatshme të dëshmojë në gjyqin penal të Donald Trump në New York, gjatë në një intervistë me Piers Morgan.

Daniels bëri komentet e saj të para që kur ish-presidenti u deklarua i pafajshëm për akuzat që lidhen me një skemë pagese të parave që synon të blinin heshtjen e yllit të filmave për të rritur.

“Të më thërrasin dhe të më vendosin në tribunë, legjitimon historinë time dhe se kush jam. Dhe nëse nuk e bëjnë, thuajse duket sikur po më fshehin”, tha Daniels për Morgan të TalkTV në një intervistë që u transmetua të enjten, shkruan CNN.

Trump u deklarua i pafajshëm për 34 akuza penale për falsifikim të të dhënave të biznesit në gjykatën penale të Manhattan të martën.

Prokurorët pretenduan se krimet ishin kryer si pjesë e një skeme për të mbuluar paratë e paguara Daniels në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës për ta penguar atë të dilte publikisht për një aferë që ajo tha se kishte me Trump.

Trump e ka mohuar aferën e supozuar, teksa Daniels nuk akuzohet për ndonjë keqbërje.

Në intervistën e transmetuar të enjten, Daniels tha gjithashtu se ajo nuk mendon se Trump duhet të vuajë dënimin me burg nëse ai dënohet për këtë rast.

“Mbreti është rrëzuar nga froni, ai nuk është më i paprekshëm”, tha tutje ajo kur u pyet se si u ndje kur dëgjoi për arrestimin e Trump.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]