Në episodin e pare të Podcastit “Flasim” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, njëra ndër të ftuarat ishte edhe ish-xhudistja kosovare, tani trajnere e xhudos, Majlinda Kelmendi.
Ajo ka folur për periudhën kur ka refuzuar oferta milionëshe nga shtetet e tjera, nga dëshira për ta përfaqësuar Kosovën.
Kelmendi u shpreh se s’do t’ia falte asnjëherë vetës, nëse medalja e saj olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën.
“Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën, e kam pasur ëndërr gjithmonë që medaljen olimpike për krejt shqiptarët të jem unë ajo që e sjell dhe jam e lumtur që kjo ëndërr e imja është bërë realitet”, u shpreh tutje ajo.