fbpx

Thaçi e telefonon Imzot Dodë Gjergjin nga Haga për t’ia uruar Pashkët

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka telefonuar Imzot Dodë Gjergjin nga Haga për t’ia uruar festën e Pashkëve, atij dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që sot festojnë.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda Ipeshkvisë së Kosovës, raporton Demokracia.

Besimtarët katolikë sot kremtojnë festën e Pashkës, si një ndër momentet më të rëndësishme të besimit që ndjekin.

Vlen të theksohet se muaj më parë, klerikët fetarë, përfshirë edhe Imzot Dodë Gjergjin, ishin për vizitë te ish-presidenti Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]