fbpx

Limaj përkujton betejën e Kosharës me dy foto të tij nga Kosharja

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka përkujtuar Betejën e Kosharës.

Përmes faqes së partisë së tij në Facebook, Limaj ka shkruar se ushtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” i kanë dhënë “goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë”.

“Sot, 24 vjet më parë, në Kosharen heroike u zhvillua beteja ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve”, shkroi Limaj.

“Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë”, shtoi ai.

Postimit i janë shtuar edhe dy fotografi të Limajt nga lufta në Koshare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]