fbpx

Ky është i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dysohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.

Burime të Sinjalit kanë konfirmuar se i dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.

I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij oër vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]