fbpx

Hakif Bajrami për Albin Kurtin: Nga 1945 Kosova nuk ka pasur politikan me të fuqishëm e intelektual

nga Revista Kosovarja

Hakif Bajrami Këshilltari i Zyrës së Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, Adem Demaçi, me seli në Prishtinë, ka folur për personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se:

“Albin Kurtin e kemi pasur në shtab të zyrës politike të Adem Demaçit, edhe unë mendoj që nga 1945 e këndej Kosova njeri me të fuqishme dhe me intelektual e politikan me largpamës nuk ka pasur. Kur jemi të ky personalit, unë dua ta përmend edhe një që ka qenë shumë i fuqishme e ai është Ramush Haradinaj i cili Federica Mogherinit i ka përplasur hartë për fytyrës, ata vetëm Demaçi ka mund ta bënët një gjë të tillë. E ky [Kurti] vazhdimisht i thotë [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit, ti ke humbur Kosovën me luftë, prandaj nuk kemi çfarë të bisedojmë”, ka thënë Bajrami.

Çfarë mendoni për Asociacionin e Komunave me shumicë serb dhe përmbylljen e kapitulli një herë e përgjithmonë me Serbinë?

“Unë e i kam shkruar nja 4-5 shkrime për këtë planin franko-gjerman, dhe aty ngadalë iu bashkuan dhe italianët ngadalë erdhën dhe amerikanët që janë imam janë kryesoret, erdhe edhe ai [i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës] Gabriel Escobar, çfarë kanë biseduar ata brenda unë nuk e dije por si historian … çfarë kom arrit të lexoj mes rreshtave është se ata nuk e kanë mbajtur rastësisht në Ohër. Ohër më së paku që 2 mijë vite është qendër kishtare. Zakonisht këto mbledhjet e madhja që ndërrojnë epokat historikë mbahen në vende të tilla”, ka deklaruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]