Filantropi dhe afaristi njohur edhe jashtë kufijve të vendit , Lazim Destani , bashkë me mbi 30 afaristë nga vende të ndryshme të Evropës e nga Kosova ka tri ditë që janë pjesë e agjendës së organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi,’ARNIAD’
Gjatë qëndrimit në Bursa të Turqisë dje vazhduan me programin e ditës se dytë ku grupi i Rrjetit të Bizneseve realizuan takim të përbashkët me afaristët e këtij qyteti të njohur me banorë shqiptarë.
Me këtë rast, para shumë të pranishmëve , Lazim Destani , mbajti një fjalim përshëndetës tek nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme të vizitës atje.
Mbresat nga këto takime, Destani i shënoi edhe në Instagramin e tij .
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit në Bursa të Turqisë, dje vazhduam me programin e ditës së dytë ku grupi ynë i Rrjetit të Bizneseve realizuam takim të përbashkët me afaristët e këtij qyteti. Me këtë rast, në fjalën time përshëndetëse e nënvizova rëndësinë e jashtëzakonshme të vizitës sonë atje.
Te afaristët shqiptarë të Bursës unë pashë një organizim shumë të mirë sado që Shoqata e Bizneseve Shqiptare atje ishte themeluar vetëm disa muaj më parë. Ata kishin vullnet të madh bashkëpunimi mes vete ndërsa e potencova se ky takim i yni krijon mundësi bashkëpunimi tashmë mes afaristëve shqiptarë nga Europa dhe bizneseve të bashkëkombësve tanë nga Turqia.
Pas përfundimit të këtij takimi, në seancën e pasditës u zhvilluan takime B2B ku morën pjesë shumë kompani vendore.
Këto takime janë për t’u vlerësuar lart, prandaj bizneset shqiptare kudo që operojnë duhet të vazhdojnë me takime të këtilla pasi sa më afër të jemi me njëri tjetrin e sa më shumë bashkëpunim të kemi ne bëhemi më të bashkuar e më të fortë.
Për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, edhe një herë e falënderoj përzemërsisht Shoqatën e Bizneseve Shqiptare në Turqi – ARNIAD. @arniad.dernek