fbpx

Si sot, më 6 maj 1405, lindi Gjergj Kastrioti, Skënderbeu

nga Revista Kosovarja

Si sot më 6 maj 1405, lindi heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

“Zot i Arbërisë”, ashtu siç ai e nënshkroi veten, paraqet një epokë të tërë të historisë kombëtare në luftën shekullore kundër zgjedhës osmane, në mbrojtje të tokës, pasurisë e të lirisë.

Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin, botën e qytetëruar europiane. Monumenti i tij ngrihet në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Krujë dhe disa qytete të tjera. Emri i tij shënon shumë institucione arsimore, ndërsa është figurë për të cilën ende nuk rreshtin hulumtimet e studimet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]