fbpx

Murati: Në mars janë punësuar gati 2 mijë persona, tashmë është proceduar subvencioni

nga Revista Kosovarja

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se për muajin mars janë gati dy mijë të punësuar e të validuar në superpuna, gjersa për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni.

Murati në një postim në Facebook shkruan se përbërja gjinore e të punësuarve janë vajza.

“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në #superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni.

Një fakt interesant e që na bën të krenohemi është edhe përbërja gjinore e të punësuarve – mbi 51% janë vajza

Pra, përveç adresimit të problemit të punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti”, shkruan Murati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]