fbpx

Destani: Qëllimi ynë i përbashkët në shërbim tē politikes së jashtme kombëtare

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë në Tiranë, me tubimin e organizuar, filloi festimi i 5-vjetorit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë , që do të vazhdojë deri më 12 maj me disa aktivitete dhe vizita në qytete të ndryshme në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut KASH është një organizatë, që bashkon shumë diplomatë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Në këtë kremtë të përvjetorit, merr pjesë edhe filantropi e afaristi i njohur Lazim Destani, njëherit edhe anëtar i Nderi i këtij Këshilli.

Destani, në Instagramin e tij e shënoi këtë ngjarje, duke thënë, se në këtë Këshill shprehim synimin dhe qëllimin tonë të përbashkët t’i shërbejmë politikës së jashtme kombëtare, integrimit euro-atlantik, forcimit të lidhjeve miqësore ndërkombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Si anëtar i Bordit të Nderit i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) dje pata kënaqësinë të marr pjesë në shënimin e 5-vjetorit të këtij organizmi me rol të rëndësishëm në shërbim të politikës së jashtme kombëtare dhe të integrimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë vit jubilar, në Tiranë u mblodhën drejtues të KASH nga Shqipëria e Kosova, përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues dhe anëtarë nga diaspora, si dhe grupi përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë.

Gjatë kësaj ceremonie pata kënaqësinë të takohem me shumë bashkatdhetarë, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, personalitete nga diaspora jonë europiane e nga SHBA-ja, me mjaft diplomatë karriere, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Pas Tiranës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të vazhdojë me agjendën në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut ku do të zhvillohen takime me përfaqësues të lartë të politikës, qeverive të këtyre dy vendeve dhe me përfaqësues të bizneseve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]