86
Persona paraplegjikë kanë protestuar të mërkurën para objektit të Qeverisë së Kosovës, për shkak se janë zhvendosur nga kategoria e parë në të dytën.
Kjo ua ul atyre pagesën që marrin nga qeveria nga 375 në 150 euro.
Ata thanë se nga tash do të nisin grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, derisa kërkuan nga ekzekutivi t’ua kthejë pagesën që e kanë pasur, njofton Klankosova.tv
Ata i takoi deputetja Duda Balje, e cila tha se çështja e tyre është duke u adresuar përmes komisioneve parlamentare.