fbpx

Kurti: Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme.

Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID, Kurti tha se Kosova është në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik.

“Ky potencial do të shtojë benficione shtesë sa i përket zvogëlimit të kostos dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme. Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm”, tha Kurti.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ky ankand paraqet një hap të rëndësishëm të Kosovës në integrimin në Bashkim Evropian.

“Ky ankand paraqet edhe një hap të rëndësishëm në integrimin e Kosovës në BE. Përfshirja e sektorit privat është jetike për arritjen e qëllimeve për dekabornizim. Kosova është në pozitë të mirë rajonale, por kalimi energji të ripërtrishme do të kërkojë investime edhe nga sektori privat”, tha Hovenier.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]