72
Stërnipi i Isë Boletinit ka dalë kundër që kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci ta mbajë konferencën para varrit të Isa Boletinit.
Siç raporton T7, stërnipi i Isa Boletinit ka thënë që nuk do që varri i heroit të shndërrohet në një vend ku mbahen ceremoni dhe përcillen mesazhe politike.
Peci sot është betuar si kryetar i ri i Zveçanit në shkollën fillore që mban emrin e Isa Boletinit.
Ai kishte paralajmëruar konferencë për media para varrit të heroit Isa Boletini.