72
Në Zveçan bllokohet rruga drejt ndërtesës së komunës.
Radio Evropa e Lirë, raporton se në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.
Pjesëtarët e KFOR-it, të pajisur për situata krize, janë duke bllokuar po ashtu rrugën për në komunë.